LAJMI I FUNDIT:

Bugatti me super-jaht: I gjatë 20 metra dhe kushton 1,8 milion dollarë (Foto)

Bugatti me super-jaht: I gjatë 20 metra dhe kushton 1,8 milion dollarë (Foto)

Bugatti Niniette 66 është i ndërtuar për ata që e duan lundrimin e shpejtë, në një ambient luksoz dhe të rehatshëm.

Kompania franceze Bugatti, e ka ndërtuar një super-jaht të gjatë 20 metra, duke u bazuar në modelin Chiron, transmeton Telegrafi.


Lundra me 16.2-litra V8 që është e punuar nga fibrat e aluminit, do të ketë 1,200 kuaj fuqi, që e ndihmojnë të lëvizë deri në 160 kilometra në orë.

Jahti për dy persona, ka skarë dhe xhakuzi në pjesën e jashtme, kurse enterieri saj është po ashtu shumë luksoz.

Në të gjitha anët janë të dallueshme shenjat nga Bugatti, ndërsa nuk mungon shtrati për dy persona, divanet dhe ulëset e barit ku është frigoriferi për shampanjë.

Vetëm 66 njësi të kësaj lundre do të jenë në dispozicion, derisa ata që duan ta kenë në pronësi duhet të paguajnë nga 1.8 milion dollarë. /Telegrafi/