LAJMI I FUNDIT:

Bugatti krijoi versionin më të shkathtë Chiron, makina me 1,500 kuaj fuqi zë kthesat me shumë lehtësi

Bugatti krijoi versionin më të shkathtë Chiron, makina me 1,500 kuaj fuqi zë kthesat me shumë lehtësi

Prodhimi do të jetë i limituar në 60 njësi, derisa secila do të kushtojë mbi tre milionë euro.

Ishte shfaqur pjesërisht gjatë muajit të kaluar, ndërsa pritej që të shfaqej zyrtarisht në Geneva Motor Show, por pasi që ky aktivitet u anulua shkaku i coronavirusit, atëherë Bugatti nuk e prezantoi këtë makinë të shumë pritur, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, kur përmes disa pamjeve, tregoi se si lëvizë Chiron Pur Sport, që është versioni më i shkathtë i këtij modeli, që Bugatti e ka krijuar deri më tani.

Me rritjen e shkathtësisë, zë kthesat me shumë lehtësi, duke e bërë shumë më efikas në rrigë të lakuara, apo në pista speciale.

Gjatë vitit të kaluar, ishte thënë se ky model do t’i ketë dy versione, Pro Sport dhe Chiron 300+, por këtë vetë është prezantuar vetëm njëri, ndërsa nuk është bërë e ditur kur do ta shohim edhe tjetrin.

“Kemi biseduar me klientët, ata duan një makinë që është e shkathët dhe lëvizë me përformacë dhe zë kthesat me lehtësi. Kjo është kjo makinë, që lëvizë si duhet edhe nëpër rrugët malore me shumë kthesa”, ka thënë presidenti i Bugatti, Stephan Winklemann.

Mësohet se ky Bugatti nën kapak i ka 1,500 kuaj fuqi, ndërsa i janë larguar 50 kilogramë peshë, duke bërë që pjesa e poshtme të jetë më e rendë dhe ta ketë forcën e rëndesës më të madhe, duke e bërë vozitjen shumë më të mirë. /Telegrafi/