LAJMI I FUNDIT:

Bugatti Bolide “shpërthen” me shpejtësi në ngjitjen e kodrës në Goodwood Speed Festival 2023

Bugatti Bolide “shpërthen” me shpejtësi në ngjitjen e kodrës në Goodwood Speed Festival 2023

Bugatti solli Bolide – hiper-veturën e re të fokusuar për pista – në Festivalin e Shpejtësisë në Goodwood këtë javë për të shfaqur performancën e tij të jashtëzakonshme në ngjitjen e kodrës.

E parashikuar të lansohet në fillim të vitit të ardhshëm, eventi në fjalë shënoi debutimin publik të veturës në Mbretërinë e Bashkuar një muaj pas testimit në Le Mans.


Duke marrë pjesë në Batch 6a Supercar Run, Bugatti Bolide drejtohej nga shoferi zyrtar i kompanisë, Andy Wallace, i cili më parë kishte fituar garat 24 Hours of Deytona, 12 Hours of Sebring dhe 24 Hours of Le Mans, e që ndryshe njihet si Kurora e Trefishtë e garave të performancës, raporton Motor 1, transmeton Telegrafi.

Pas përfundimit të xhiros së parë në Goodwood Hillclimb, Wallace deklaroi: “Ta ngasësh këtë Bugatti suprem të fokusuar vetëm për pista garash në Festival os Speed, në rrugën e cila është shumë afër spektatorëve, është një përvojë shumë speciale dhe unike”.

Bugatti e prezantoi versionin final të prodhimit të Bolide në muajin prill. Hiper-vetura është në fazat e fundit të testimit para lansimit vitin e ardhshëm. Përveç xhirove tek kthesat në Le Mans, Bolide ishte parë duke u testuar edhe në një bazë ajrore, aty ku edhe mund ta lëshonte tërë fuqinë e saj prej 1,577 kuaj fuqish të motorit 8.0 litërsh me 16 cilindra.

Bolide përdor një trup special nga fibrat e karbonit dhe peshon vetëm 1,450 kilogram, duke e bërë atë për rreth 550 kilogram më të lehtë se Bugatti Chiron, modeli tek i cili Bolide është bazuar. Pesha më e lehtë, e kombinuar me fuqinë e motorit W16, i japë Bolide-t një raport peshë-fuqi prej afro 1 kilogram për kuaj fuqi. /Telegrafi/