LAJMI I FUNDIT:

Buçkovski dhe Georgievski të mërkurën në Sofje, në debat për Goce Dellçevin

Buçkovski dhe Georgievski të mërkurën në Sofje, në debat për Goce Dellçevin

Ish-kryeministrat Ljubço Georgievski dhe Vlado Buçkovski janë të ftuar në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NPK) në Sofje të mërkurën, më 4 maj, ku do të mbahet konferenca “Perspektiva europiane për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”, do të mbahet nën kujdesin e presidentit bullgar Rumen Radev.

Tribuna e organizuar nga Instituti për kërkime historike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave dhe Institutit Shkencor Maqedonas në kujtim të Goce Dellçevit do të mbahet në ditën e 119 vjetorit të vdekjes së figurës revolucionare maqedonase.


“Qëllimi është që të largohen raportet ndërmjet bullgarëve dhe maqedonasve nga “qorsokaku” në momentin që tani gjenden. Të krijohet një shoqëri qytetare aktive, me përfaqësues nga të dy vendet, të cilët do të punojnë në bazë të vlerave evropiane”, deklarojnë organizatorët rreth qëllimit të ekipit, pjesë e së cilës është edhe Buçkovski dhe Georgievski,

Në këtë grup bëjnë pjesë edhe intelektualë nga të dy vendet, gazetarë, sipërmarrës e aktivistë të cilët do të takohen të martën përmes një telekonference. Pritet që në takimin e parë të formulojnë Dokumentin e përbashkët i cili duhet të jetë udhërrëfyes për afrim dhe fqinjësi.

Ky klub planifikon që njohjen, mirëkuptimin dhe fqinjësinë e mirë ta realizojë përmes takimeve akademike, kulturore e sportive me qytetarë nga të dy vendet.

Pjesë e themeluesve nga Bullgaria bëjnë pjesë edhe Alek Popov, Çavdar Cenov, Aleksandar Qosev, Ivajlo Diçev, Maja Grekova, Bojko Stanjkushev, Ivo Berov, Dimitar Kenarov, Krasen Stançev, Evgeni Kanev, Manuela Maleeva, Javor Gardev dhe Mihail Ivanov.

Pjesë e themeluesve nga Maqedonia e Veriut janë Katerina Kolozova, Lupço Petkovski, Marjan Nikollovski, Stole Naumov, Dragan Zajkovski, Lupço Georgievski dhe Vllado Buçkovski.

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori