LAJMI I FUNDIT:

BSPK distancohet nga kritikat ndaj Qeverisë për koeficientin e pagave, thotë se do të deklarohen pas takimit me federatat sindikale

BSPK distancohet nga kritikat ndaj Qeverisë për koeficientin e pagave, thotë se do të deklarohen pas takimit me federatat sindikale

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ali Gashi, i cili tha se rritja e pagave e prezantuar nga Qeveria është rritje kozmetike dhe jo për t’u përballur inflacionin e lartë.

BSPK thotë se do ta thotë fjalën e saj pas takimit me federatat sindikale të cilat janë anëtare të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.


“Publikimin e vlerës monetare të koeficientit të pagave në sektorin publik e shfrytëzuan individët, siç bëri edhe Ali Gashi, i cili foli në emër të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës duke u munduar të qojë përpara agjendat e veta personale, gjë që është tejet e papranueshme në organizimin sindikal të vendeve demokratike”, thuhet në reagim.

Pakënaqësi me vlerën e koeficientit - paralajmërohen veprime sindikale
Lexo po ashtu Pakënaqësi me vlerën e koeficientit - paralajmërohen veprime sindikale

Atdhe Hykolli në cilësinë e Kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, thotë se do të prononcohen për vlerën monetare të koeficientit pas grumbullimit të informacioneve nga përfaqësuesit e federatave sindikale.

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës thërret Partnerin Social – Qeverinë që të përkujdeset për pagën minimale e cila është më e ulëta në rajon, dhe duke e ngritur të përkrahë edhe të punësuarin në sektorin privat”, thuhet tutje në njoftim./Telegrafi/