LAJMI I FUNDIT:

Bruno Fernandes zbulon një prapaskenë interesante: Qava kur Manchester Unitedi bëri ofertë për mu

Bruno Fernandes zbulon një prapaskenë interesante: Qava kur Manchester Unitedi bëri ofertë për mu
Bruno Fernandes (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Bruno Fernandes ka zbuluar se ai u mbush me lot pasi mësoi për transferimin e tij te klubi i madh anglez, Manchester Unitedi.

Portugezi 25-vjeçar u transferua nga Sporting Lisbona te Djajtë e Kuq në janar, duke bërë një sukses të menjëhershëm para se ndeshjet të pezullohen në mars.

Megjithatë, Fernandes ka zbuluar një prapaskenë interesante para kalimit të tij në Old Trafford.


Bruno Fernandes: Jam i uritur për të fituar trofe me Manchester Unitedin
Lexo po ashtu Bruno Fernandes: Jam i uritur për të fituar trofe me Manchester Unitedin

“E dini, unë do të them të vërtetën. U frikësova. Ishte një ëndërr e realizuar, por ishte një ëndërr e madhe”, ka thënë fillimisht Fernandes.

“Për mua, të luaja në Angli dhe për Manchester Unitedin ishte pjesa më e lartë e karrierës time. Të luaja në Ligën Premier, për një nga ekipet më të mira në botë”.

“Kur mora thirrjen duke më thënë: ‘Bruno, ju keni mundësinë të transferoheni në Manchester’ unë thirra gruan time, vëllain tim, motrën time, nënën time dhe fillova të qaja”.

Bruno Fernandes: Jam i emocionuar, mezi pres të luaj me Pogban
Lexo po ashtu Bruno Fernandes: Jam i emocionuar, mezi pres të luaj me Pogban

“Por, unë qaja për shkak të lumturisë. Kam luftuar gjithë jetën time për këtë, për këtë klub të madh. Shansi ishte këtu dhe unë duhej ta merrja me të dy duart, për të ndjekur ëndrrën time”.

“Familja ime e dinte që nga fillimi që unë doja të isha futbollist, ata e dinin që ëndrra ime e madhe ishte të isha në Ligën Premier dhe të luaja për Manchesterin”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori