LAJMI I FUNDIT:

Bruno Fernandes zbulonte të ardhmen, por intervista e tij ndërpritet nga Ten Hag

Bruno Fernandes zbulonte të ardhmen, por intervista e tij ndërpritet nga Ten Hag

Intervista e Bruno Fernandes pas ndeshjes me Sky Sports pas fitores 3-2 të Manchester United ndaj Neëcastle u ndërpre nga Erik ten Hag teksa fliste për të ardhmen e tij.

Fernandes ishte lojtari i ndeshjes në fitoren e ngushtë të Djajve të Kuq ndaj Laraskave në Old Trafford.

Pas ndeshjes, ylli portugez u pyet për të ardhmen, duke konfirmuar dëshirën për të mbetur te United.


Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?
Lexo po ashtu Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

“Do të jem këtu derisa të them se klubi duhet të më dëshirojë”, ka thënë fillimisht Fernandes pas ndeshjes.

“Ndjej se klubi dëshiron që unë të jem pjesë e së ardhmes, kështu që siç thashë, nuk dua të jem një lojtar që klubi nuk dëshiron ta ketë”.

“Nëse për ndonjë arsye ata nuk duan të më kenë mua në ekip, unë do të largohem, por…”, ishin fjalët e papërfunduara të portugezit.

Kjo erdhi pas Fernandes u ndalua nga përfundimi i fjalisë së tij nga Ten Hag , i cili e tërhoqi atë nga biseda në mënyrë që të mund të bashkohej me ekipin.

Ndryshe, Fernandes i ka çuar shifrat e tij në 15 gola dhe 12 asistime në sezonin 2023/24 për United. Ai ka më shumë kontribute në gola se çdo lojtar tjetër për Djajtë e Kuq në këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori