LAJMI I FUNDIT:

Brukseli përshëndet kompromisin politik për Ligjin për Prokurori Publike

Brukseli përshëndet kompromisin politik për Ligjin për Prokurori Publike

Nëpërmjet një reagimi në letër për AIM, Komisioni Evropian e përshëndeti kompromisin mes gjithë partive politike për Ligjin për Prokurori Publike.

Komisioni Evropian është i njoftuar me avancimin e realizuar në bisedimet për Ligjin për Prokurori Publike dhe e përshëndet at që politikanët, në frymë të kompromisit, vendosin interesat shtetërore mbi të gjitha”, thuhet në reagimin e Komisionit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Nga ky komision rikujtojnë se miratimi i këtij ligji është sinjal i rëndësishëm në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.

Ligji për Prokurori Publike, edhe pse nuk është kusht formal, sipas gjithë diplomatëve dhe përfaqësuesve të Komisionit Evropian, është faktor kyç për lehtësimin e vendimit për nisjen e bisedime që duhet të sjellin vendet anëtare të BE-së në fund të muajit mars.

Nëse nuk votohet ligji shtohet rreziku që një apo më shumë vende anëtare të BE-së ta përdorin këtë si arsyetim për bllokim të ri për nisje të bisedimeve./Telegrafi/