LAJMI I FUNDIT:

Brukseli kërkon nga Prishtina dhe Beogradi të shmangin retorikën nxitëse

Brukseli kërkon nga Prishtina dhe Beogradi të shmangin retorikën nxitëse

BE konsideron se përparimi në normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës është i nevojshëm më shumë se kurrë.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic, u bën thirrje të dyja palëve që t’i përmbahen marrëveshjeve dhe të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të ulur tensionet.


“Ne kujtojmë se gjatë takimit të djeshëm në një nivel të lartë politik, presidentët dhe kryeministrat e Serbisë dhe Kosovës janë pajtuar që të përmbahen nga retorika nxitëse”, ka thënë ajo.