LAJMI I FUNDIT:

Brovina: Të merren masa, nëse fëmija lindi në pllaka nga neglizhenca në QKUK (Video)

Brovina: Të merren masa, nëse fëmija lindi në pllaka nga neglizhenca në QKUK (Video)

Anëtarja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, Flora Brovina, ka reaguar për rastin e lindjes së foshnjës në pllaka të QKUK-së.

Brovina në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se janë duke pritur raportin e Komisionit përgjegjës dhe nëse personi përgjegjës e ka neglizhuar këtë rast duhet të përgjigjet para Komisionit Disiplinor, në mënyrë që të jetë mësim për mjekët e tjerë.


“Jam e informuar indirekt për këtë gjë dhe unë si person publik pres raportin e Komisionit përgjegjës që ta kuptojë mirë-fillin se çka ka ndodhë me të vërtetë dhe a ka qenë rastësi apo neglizhencë. Nëse ka qenë neglizhencë personi në fjalë që ka qenë obligues ta përcjellë këtë nënë deri në fund duhet të përgjigjet para Komisionit Disiplinor dhe hiq më pak të marrin mësim edhe të tjerët, por gjëra të tilla ndodhin edhe në klinika më të rëndësishme”, ka thënë Brovina. Brovina që edhe vet është mjeke, ka thënë se shërbimi shëndetësor në Kosovë kërkon disiplinë ushtarake.

Ajo ka thënë se për avancimin e sistemit të shëndetësisë duhet funksionalizimi i odave të mjekëve, odave të infermierëve dhe shërbimeve të tjera.

“Jam ndër mjeket rigoroze, kërkoj nga kolegët e mi që ta kuptojnë që shërbimi shëndetësor është një sektor që kërkon disiplinë ushtarake, pikërisht edhe përgjegjësi ushtarake. Përveç ligjit të Hipokratit kërkon edhe disiplinë ushtarake”, ka thënë ajo.

Sa i përket mbylljes së Qendrës së Rehabilitimit “Nëna dhe Fëmija”, drejtoreshë e së cilës ka qenë vet Brovina ka thënë se mbyllja e kësaj të fundit për ndërtim të një qendre për komunitetin ka mundur të bëhet në një lokacion tjetër.

Ajo ka thënë se është befasuar me reagimin e Komunës së Prishtinës e sidomos nga kryetari.

“Ne nuk kemi pasur asnjë solucion përveç se të dalim jashtë dhe të mbyllet qendra dhe në fjalën e rastit në mbledhjen e Kuvendit Komunal u tha se do të jetë një vendim i nivelit qendror qeverisës që e dëgjova për herë të parë në atë mbledhje nga mediet dhe kjo është për t’u çuditur sepse kryetari i komunës është profesionist i çështjeve sociale dhe do të kishte një sens më të madh për këto kategori shumë të ndjeshme”, ka pohuar ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori