LAJMI I FUNDIT:

Britney Spears thotë se arti i thonjve i ndihmoi të kapërcej ankthin social ‘të padurueshëm’

Britney Spears thotë se arti i thonjve i ndihmoi të kapërcej ankthin social ‘të padurueshëm’

Britney Spears po rikthen jetën e saj pak nga pak.

Ylli i popit hyri në Instagram të hënën për të treguar zbukurimet e saj të reja të thonjve, të cilat ajo thotë se i kanë ndihmuar të rrisë besimin e saj ndërsa lufton me ankthin social.

“Unë kurrë nuk e kam bërë këtë më parë… Besoj se quhet zbukurim i thonjve”, ka shkruar 40-vjeçarja një foto të thonjve të saj. “Thonjtë më të adhurueshme që kam parë ndonjëherë në jetën time!”, shkroi ajo ndër të tjera.Në foton dhe videon e shkurtër, këngëtarja e hitit “Toxic” tregon thonjtë e saj të zbukuruar me një flutur rozë, të cilët thuajse ishin nën hije nga unaza e saj e fejesës katër karatëshe.

“Jam ndier fantazmë në pjesën më të madhe të jetës sime… por nëse ndihesh disi i papranuar sa duhet në jetë ose ke probleme me besimin, betohem se këto ndryshojnë këndvështrimin tënd!”, vazhdoi këngëtarja. “Për shembull … unë kurrë nuk flas sepse zakonisht jam e turpshme … kam ankth social, llojin më të keq ku është i padurueshëm … por ka shpresë! Shikova duart e mia, pashë këta thonj dhe shpërtheva … pa u frikësuar aspak të flisja”.

Fansat ishin të shpejtë për të mbështetur thonjtë e saj të rinj. “Ka kaq shumë gjëra argëtuese për të eksploruar”, ka komentuar një përdorues.

“Ata janë shumë të lezetshme Britney!!!!”, shtoi një tjetër nga 39.7 milionë ndjekësit e saj. /Telegrafi/