LAJMI I FUNDIT:

Britania do t’iu dhurojë vendeve të varfra 100 milionë doza të vaksinave kundër coronavirus

Britania do t’iu dhurojë vendeve të varfra 100 milionë doza të vaksinave kundër coronavirus

Ndër temat kryesore gjatë takimit mes kryeministrit britanik, Boris Johnson dhe presidentit amerikan, Joe Biden në Cornwall është pandemia e coronavirusit.

Përpara bisedimeve, Johnson deklaroi se Britania do të fillojë t’iu dhurojë vaksina kundër COVID-19 vendeve të varfra.


“Më shumë se 100 milionë doza të tepërta do t’i dorëzohen vitit të ardhshëm”, thotë ai, raporton bbc.

Ai ndjek një premtim të presidentit të SHBA-së, Joe Biden, i cili kishte pohuar ditë më parë se Amerika do t’iu dhurojë 92 vendeve gjysmë miliardë doza të vaksinave Pfizer.

Johnson pas takimit me Bidenin: Britania dhe SHBA-ja kanë një 'marrëdhënie të pashkatërrueshme'
Lexo po ashtu Johnson pas takimit me Bidenin: Britania dhe SHBA-ja kanë një 'marrëdhënie të pashkatërrueshme'

Pesë milionë dozat e para, Britania do t’i jep në fund të muajit shtator gjersa 25 milionë të tjera deri në fund të vitit.

“Si rezultat i suksesit të programit të vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar, ne tani jemi në gjendje të ndajmë disa nga dozat tona të tepërta me ata që kanë nevojë për to. Duke vepruar kështu, ne do të bëjmë një hap masiv drejt mposhtjes së kësaj pandemie”.

Ai shpreson se edhe kolegët pjesëmarrës të Samitit të G7, i cili fillon sot, “do të bëjnë premtime të ngjashme në mënyrë që, së bashku, të mund të vaksinojmë botën deri në fund të vitit të ardhshëm”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Botë
Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Amerika
Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Afrika
Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Botë
Kalo në kategori