Kryeministri britanik David Cameron theksoi se pajisja e zbuluar në Britani ishte projektuar të shpërthente në aeroplan, ndërsa May tha se gjëja më e rëndësishme është se ne arritëm ta zbulojmë pajisjen shpërthyese.

Një studente e mjekësisë është arrestuar në Jemen me dyshimin për dërgimin me postë në drejtim të Shteteve të Bashkuara të pakove.


Një zëdhënës i linjës ajrore Qatari Airways tha se pakoja e gjetur në Dubai ka udhëtuar me dy aeroplanë të veçantë pasagjerësh përmes aeroportit të Dohas në Katar. /bbc/telegrafi/