Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, deklaroi se përmes mbështetjes së Britanisë së Madhe do të fuqizojnë sundimin e ligjit dhe llogaridhënien brenda sistemit, si prioriteteve kyçe për zhvillim të mëtutjeshëm dhe integrim evropian.
Sipas njoftimit nga Ministria e Drejtësisë, Tahiri këto komente i bëri gjatë një takimi me drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike të Zyrës së Jashtme të Britanisë së Madhe, Richard Moore, kryesuesen e Zyrës përgjegjëse për Kosovën në Zyrën e Jashtme, Catherine Barnes, si dhe ambasadorin britanik, Ruairi O’Connell.
Së bashku me të pranishmit, ministri i Drejtësisë ka diskutuar mbi gjendjen në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë bashkëpunimin e ndërsjellë në reformën gjyqësore, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Tahiri ka shprehur vendosmërinë në arritjen e rezultateve konkrete në drejtim të luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe fuqizimit të sistemit gjyqësor.
“Përmes këtyre ndryshimeve ligjore, apo inicimit të diskutimeve përmes platformës së Rishikimit Funksional, synojmë arritjen e sundimit të ligjit në kuptimin e mirëfilltë të fjalës dhe ngritjen në efikasitet dhe llogaridhënie të këtij sistemi”, tha ai.
Ndërsa, Moore shprehu përkushtimin e Britanisë së Madhe ndaj fuqizimit të sundimit të ligjit në Kosovë.
“Kam diskutuar bashkëpunimin bilateral me ministrin Tahiri dhe kam shprehur vendosmërinë tonë që të mbështesim më tutje reformat e nevojshme”, ka theksuar Moore, pas takimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Tri kërkesat e ndërkombëtarëve për veriun, analistët: Të zbatohen pa vonesa, në të kundërtën mund të ketë sanksione

Tensionet në veri, Lajçak tregon se çfarë biseduan me Vuçiqin

Këshilltari i Kurtit i reagon Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

Përplasje e ashpër me fyerje ndërmjet Bahtirit dhe Matoshit

Sot përfundon afati i BE-së dhe ShBA-së për zgjidhjen e situatës në veri

Surroi: Ka paralajmërim rikthimi "gjeneralësh më të mirë" amerikanë në dialog

TradeCo LLC

Kolegji Universum

KiKxxl & evroTarget LLC

TapRrap

KEDS Energy

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID 160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?
Më të lexuarat

Këshilltari i Kurtit i reagon Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

Krasniqi për takimin me Escobarin: Do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën nëse SHBA përdor zyrtarisht fjalën “sanksion"

Përplasje e ashpër me fyerje ndërmjet Bahtirit dhe Matoshit

Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Prezantuesja kroate dhe legjenda Hierro janë në pritje të fëmijës së parë të përbashkët

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden