LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe do t’i japë Ukrainës rreth 360 milionë euro shtesë ndihmë ushtarake

Britania e Madhe do t’i japë Ukrainës rreth 360 milionë euro shtesë ndihmë ushtarake

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, do të përcaktojë një paketë të re ndihme ushtarake me vlerë 300 milionë £ (357 milionë euro), për të mbështetur mbrojtjen e vazhdueshme të Ukrainës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, paketa përfshin pajisje elektronike të luftës, një sistem radar kundër baterive, pajisje bllokimi GPS dhe mijëra pajisje për shikim natën, sipas një deklarate të qeverisë.

“Kjo është ora më e mirë e Ukrainës, një kapitull epik në historinë tuaj kombëtare që do të mbahet mend dhe do të rrëfehet për brezat që do të vijnë”, do të thotë Johnson në një fjalim në parlamentin e Ukrainës të martën, ndërsa ambasada britanike rihapet në Kiev, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë gjithashtu në javët e ardhshme pajisje për të ofruar mbështetje logjistike për forcat e izoluara.

Kështu, më shumë se një duzinë Toyota Landcruisers të rinj të specializuar do të dërgohen për të ndihmuar në mbrojtjen e zyrtarëve civilë në Ukrainën lindore dhe evakuimin e civilëve nga zonat e vijës së parë, pas një kërkese nga qeveria ukrainase. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

Azia
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Evropa
Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Evropa
Kalo në kategori