LAJMI I FUNDIT:

Britania afër lansimit të testit i cili mund të zbulojë coronavirusin brenda 90 minutave

Britania afër lansimit të testit i cili mund të zbulojë coronavirusin brenda 90 minutave
Foto: Ilustrim

Qeveria britanike pritet të lansojë një test i cili mund të identifikojë coronavirusin brenda 90 minutave, njofton Departamenti i Shëndetësisë në vend.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, testet do të përdoren në spitale, në shtëpitë e kujdesit si dhe në të gjitha laboratorët e Mbretërisë së Bashkuar.

Një test tjetër i cili pritet të lansohet nga zyrtarët, mund t’i identifikojë edhe viruset e tjera, të cilat qarkullojnë në stinët e ndryshme.

Matt Hancock- Sekretari i shtetit për shëndetin dhe kujdesin social në Britani

“Ne jemi duke i përdorur teknologjitë më inovative për të identifikuar coronavirusin. Miliona teste të reja do të mund të zbulojnë coronavirusin për brenda 90 minutave, duke na ndihmuar neve të reduktojmë përhapjen e transmetimit”, tha sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock.

Ndërkohë, ekspertët e pandemisë kanë paralajmëruar se është e rëndësishme që të bëhet identifikimi i sëmundjeve sezonale të cilat qarkullojnë në muajt e stinës së dimrit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Kalo në kategori