Të shtyer nga pasioni për të gjetur zgjidhje të pazakonta për problemet e përditshme, kompania prodhuese ndërkombëtare FRANKE demonstron ambicien për të arritur rezultate unike me inovacione të jashtëzakonshme në teknologji dhe dizajn për teknikën e bardhë. Duke dëshmuar kështu traditë e kulturë një shekullore.

FRANKE, me seli në Aarburg, Zvicër, është një prodhues industrial me 9,000 punonjës që operojnë në Evropë, Amerikë Jugore dhe Veriore, Afrikë, Australi dhe Azi.


Suksesi i FRANKE dhe besnikëria ndaj mjeshtërisë dhe cilësisë, ka filluar në vitin 1911, kohë kur Hermann FRANKE themeloi biznesin e tij në qytetin zviceran të Rorschach. Zgjerimi i objekteve të prodhimit si dhe optimizimi i rrugëve të logjistikës dhe transportit nënkuptonte zhvendosjen në Aarburg, ku ndodhet edhe sot e kësaj dite selia e FRANKE.

Gjatë periudhës 1925 – 1928FRANKE filloi prodhimin e njësisë së parë të lavamanit prej llamarine bakri të galvanizuar për të vazhduar në përmirsimin e strukturimit dhe kualitetit në prodhimin e lavamanëve sintetikë.

294093053 5713806305305319 6055273907872931543 n

Periudha 1937 – 1945, FRANKE fillon me standardizimin e kuzhinave private së bashku me lavamanët e parë të kombinuar, dhe tenxheren e parë të integruar me kapak. 

294420378 331974925800640 4852634750966650019 n

Që nga themelimi i tij në 1911 e deri me sot, suksesi i FRANKE ka qenë i bazuar në inxhinieri inovative, dizajn unik dhe cilësi të jashtëzakonshme zvicerane. Sot këto vlera janë ende guri i themelit të suksesit FRANKE, së bashku me shpirtin sipërmarrës, veprimin e orientuar drejt zgjidhjes dhe ndjenjën e përgjegjësisë.

Ciao Berto përfaqësues zyrtar, tash e disa vite sjellë produktet inovative të brendit botëror FRANKE edhe për tregun shqiptar e më gjerë.

Për më shumë informacione kontaktoni në:Facebook: Ciao BertoWebsite: www.ciao-berto.comE-mail: info@ciao-berto.comNr.tel: +383 45 196 196