Dokumentari i Euronews Albania investigon kultivimin e bimës së hashashit në ambiente të mbyllura si shtëpi apo magazina të vjetra në Shqipëri.
Kultivimi i hashashit në ambientet e mbyllura është një nga metodat më të fundit të mbjelljes së hashashit në vendin tonë.
Unpublished sjell detaje nga operacioni i Laçit, në të cilën bima e hashashit ishte mbjellë në vazo lulesh brenda një ndërtese përmes teknologjisë së ngrohjes me llamba elektrike.
“Autori kishte kultivuar bimë narkotike në një ambient tip magazine që ishte përballë banesës së tij, të cilën e kishte përshtatur duke kultivuar bimë narkotike nëpër vazo dhe duke krijuar një sistem ndriçimi dhe sistem ngrohje me llamba.
Po kështu kishte krijuar një sistem ajrimi e ventilimi. Gjatë finalizimit të operacionit u arrit që të kapet në flagrancë autori dhe të sekuestrohet e gjitha baza materiale e shfrytëzuar nga autori për kultivimin e bimëve narkotike,”- shprehet Zef Laska drejtori i DVP Lezhë.
Kultivimi i kanabisit në ambientet e mbyllura është një formë e re në Shqipëri, e cila ka ardhur nga shqiptarët që kanë emigruar në shtete si Britani e Madhe apo Holandë. Këto shtete përdorin këtë metodë kultivimi pasi klima e ftohtë dhe pa dielli nuk i mundëson kultivimin në ambient të hapur.
“Kultivimi i kanabisit në ambiente të mbyllura është një fenomen i importuar nga ato vende, që ka mungesë të diellit dhe për këtë arsye është e pamundur të kultivohet në ambiente të hapura. Mund të ketë arsye të tjera, por mbase unë nuk jam personi kompetent që të flas për Anglinë apo për Belgjikën. Bima që të bëhet ka nevojë për disa kushte klimaterike dhe këto kushte klimaterike Shqipëria dhe gjithë rajoni i Ballkanit i ka të përshtatshme,”- thotë Shefi i Seksionit të Narkotikëve në DPPSH, Rezar Velmishi.
Krijimi i ambientit dhe pajisjeve që shërbejnë për kultivimin e hashashit ka një kosto të lartë financiare dhe këtë e pohon për Unpublished drejtori i DVP Lezhë, Zef Laska.
“Realisht për krijimin e një ambienti të tillë ka një kosto financiar, nuk mund të deklaroj saktë sa është kostoja, por ka një kosto të mirë financiare. Autorët kanë gjetur mbështetjen dhe të individëve të veçantë, të cilët janë të interesuar për shitjen dhe trafikimin e kanabisit në vendet e tjera,”- shprehet Laska.
Policia ka bërë përpjekje për ndalimin e kultivimit të kanabisit në Shqipëri, por tani ai është kthyer një metodë të cilën po e shfrytëzojnë grupet e krimit të organizuar. Kjo ka bërë që policia e Lezhës të ketë përcaktuar dhe zonat problematik, të cilat janë në mbikëqyrje të vazhdueshme.
“Zonat ku është kultivuar vitet e tjera, që ka pasur kultivim me bimë narkotike në Lezhë janë zona e Kashnjetit që paraqitet me risk të lartë. Kemi zonën e Vinjovit në Kurbin dhe zonën e Fanit në Mirditë. Këto zona mbahen në mbikëqyrje të vazhdueshme,”- thotë Zef.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze