Aktorja e popullarizuar amerikane, Meg Ryan, ka blerë një shtëpi të re super luksoze në Santa Barbara, Kaliforni.

Siç raportohet nga E!News, aktorja e “You've Got Mail” ka investuar në një shtëpi të re që kushton hiç më pak se 5.25 milionë dollarë apo ( 5 milionë euro).


Shtëpia ka tri dhoma gjumi, tri banjo, një portë përpara, një pishinë të mrekullueshme dhe shumë më tepër. Përveç pishinës, oborri i shtëpisë përmban një pamje të mahnitshme, e po ashtu edhe pamjet e bukura të maleve të Santa Barbara.

rs  200219144556 AB3DE696 44BC B0D7 C4E9 93E7568BC4FF Shtëpia përrallore e Meg Ryan (Foto: E!News)

Prona, e cila ka 1.51 hektarë tokë, është jashtëzakonisht private, e përkryer për famën që ka tashmë Ryan.

Brenda, kuzhina po ashtu është mjaft e veçantë dhe ka hapësirë për çdo gjë që i nevojitetet 58-vjeçares.

Gjithashtu, dekorimet dhe ngjyrat brenda shtëpisë janë më të lehta dhe gjithçka anon më shumë kah ngjyra e bardhë.

rs  200219144555 9D343FEC BF27 64FA 0727 7E727DFC7E0B Shtëpia përrallore e Meg Ryan (Foto: E!News)

Meg Ryan (e lindur si Margaret Mary Emily Hyra; 19 nëntor 1961) është një aktore dhe producente amerikane.

Ryan filloi karrierën e saj të aktrimit në 1981, më pas, ajo filloi të shfaqej në role mbështetëse në filma gjatë mesit të viteve 1980 si Top Gun, duke arritur njohjen në filma të pavarur si Promised Land (1987) para shfaqjes së saj në komedinë romantike të drejtuar nga Rob Reiner When Harry Met Sally... (1989) që solli vëmendjen e saj të gjerë dhe nominimin e parë në Golden Globe. /Telegrafi/

rs  200219144556 B28BA6D8 E424 EA20 B267 10FB4AC8B45F Shtëpia përrallore e Meg Ryan (Foto: E!News)

rs  200219144557 6E41E121 B3E4 BFD9 E12C D0A5B27171C7 Shtëpia përrallore e Meg Ryan (Foto: E!News)

rs  200219144557 B794AD37 7C82 9483 D691 F8BB57C7C10A Shtëpia përrallore e Meg Ryan (Foto: E!News)

rs  200219144558 B5B0DCE8 CFF9 D4DF 8EAF DF7351E8FE67 Shtëpia përrallore e Meg Ryan (Foto: E!News)