Fotografitë e shkrepura brenda mega-jahtit me 18 dhoma të Saddam Husseinit, shfaqin luks të pafund.

Jahti 82-metërsh kishte marrë emrin “Basra Breeze”, dhe tani përdoret nga qendra për kërkime shkencore nga universiteti i Basras, transmeton Telegrafi.


2 41

Brenda jahtit të diktatorit irakian, shihet shtrati gjigant, perdet e pampukta dhe tualeti me elemente të lara në flori.

3 29

Madje brenda kësaj anije ka një hapësirë të dedikuar për berberin personal, kurse jahti ka shumë dhoma të shpërndara në katër katet.

4 23

Zëvendësdrejtori i muzeut të Basra, më herët pati deklaruar se “jahti është një mundësi për gjeneratat e ardhshme për të parë sesi ka jetuar diktatori”.

5 22

Pavarësisht se u ndërtua enkas për të, Saddam Husseini kurrë nuk u fut në të dhe as që kishte lundruar me derisa ishte në pushtet.

6 17

Ajo u ndërtua ngas një kompani në Danimarkë në vitin 1980. Gjithçka brenda saj ishte punuar me kërkesë të autoriteteve irakiane.

7 14

Kujtojmë që Saddami ishte rrëzuar nga pushteti në vitin 2003, dhe pas tri viteve është varur nën akuzat për krime kundër njerëzimit. /Telegrafi/

8 14

9 11