Ekipi i RTV Dukagjinit ka qëndruar një ditë brenda Kazermës “Evropianët e Rinj” në Pomozotin. Nga atje, sjell një reportazh mbi trajnimet e qendrës ndërkombëtare të kërkim- shpëtimit.
Në kazermën ushtarake me emrin “Evropianët e rinj”, pjesa e jashtme e saj në shikim të parë ngjanë me një rrëmujë.
Në këtë kazermë përgatiten ushtarët e FSK-së për misionet e kërkim shpëtimit brenda dhe jashtë vendit.
Shumë pranë kësaj kazerme është një tjetër objekt në të njëjtën gjendje, ku pjesëtarët e FSK-së trajnohen për veprimin në fatkeqësi natyrore.
“Objekti i rrënuar ka gjithsej 7 tunele brenda dhe secili nga tunelet ka pengesa të ndryshme që gjatë realizimit të trajnimit ne i shfrytëzojmë për evakuimin e viktimave të cilat gjenden brenda”, ka thënë Albana Kozniku, kapitene.
Të tillë ka ende në Kazermën në Pomozotin.
Bëhet fjalë për një objekt jo krejt të rrënuar, por që ka karakter urban.
Edhe ky objekt shërben për trajnime të kërkim shpëtimit, ndërsa ndërhyrje në të janë bërë pas tërmetit në Shqipëri.
“Pas tërmetit në Shqipëri si staf i qendrës kemi bërë disa ndryshime që na shërbejnë për trajnime të kërkim shpëtimit”, ka thënë Sabri Sada, rreshter.
E që trajnimet të jenë sa më efikase, numri i pajisjeve që kjo qendër posedon është mjaft i madh.
“Ne si qendër kemi pajisje që shërbejnë për identifikimin e viktimave nën gërmadha, gjetjen e tyre dhe tërheqjen apo evakuimin e tyre”, ka thënë Faton Krasniqi, rreshter.
Pak më tutje ndodhet ky helikopter, që është ndërtuar me materiale ricikluese nga vetë pjesëtarët e qendrës, e që përdoret për evakuimin e viktimave gjatë trajnimeve.
Pjesë e kësaj hapësirë janë edhe disa vagona përmes të cilëve ushtarët trajnohen për aksidente hekurudhore.
E kjo hapësirë boshe, e tillë nuk do të mbetet përgjithmonë. Këtë vit këtu do të ndërtohet pishina, ku pjesëtarët do të trajnohen për zhytje.
Ndërtimi i saj po konsiderohet se do të kompletojë Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim Shpëtimit.
Ndërkohë, në këtë bazë ekziston edhe Klasa Fushore, prej ku ushtarët marrin ligjërata në hapësirat e jashtme, teksa familjarizohen me objektet trajnuese, në të cilat do të ndjekin praktikën më vonë.
“Të gjitha këto trajnime janë me rrezikshmëri të lartë, por duke pasur parasysh eksperiencën e instruktorëve, atëherë të gjitha procedurat e sigurisë janë në nivel pjesëtarët janë të motivuar dhe i zbatojnë detyrat në bazë të misionit që kemi “, ka thënë Valdrin Kelmendi, rreshter.
Se rrezikshmëria këtu është e lartë e dëshmon edhe kjo stërvitje e pjesëtarëve të FSK-së, që po bëjnë zbritje taktike nga Kulla e Repilimit 18 metërshë e lartë.
Gjithë këtë qendër e udhëheq një person që nuk është i nacionalitetit shqiptar.
Bëhet fjalë për britanikun John Done, që ka lëvdatat për djemtë e vajzat nën uniformën e FSK- së.
“Ne kemi inkurajuar të huajt që të na vizitojnë pastaj kur kanë ardhur dhe e kanë parë, ata pastaj vinin tek ne duke shprehur dëshirë për ti përdorur pajisjet tona. E njëjta gjë ka ndodhur me Mbretërinë e Bashkuar që kanë qenë këtu para 2 javësh, përafërsisht 100 persona në trajnim, 2 vite më parë kur i kam kontaktuar kanë thënë se nuk jemi të interesuar, jeni të vegjël dhe pas dy viteve, ju kemi thënë që kjo është çfarë kemi ne sot dhe kur kane ardhur për të parë janë shokuar. Ata I kanë thënë Ministrit Mehaj çfarë keni ju në Kosovë është më mirë se në Mbretërinë e Bashkuar. Deri tani kemi pasur ushtarët nga Shqipëria nga Maqedonia e Veriut, bullgar dhe nga Mbrëtria e Bashkuar”, ka thënë John Done, Drejtor i QNTKSH-së.
Në këtë qendër të trajnimeve ushtarake që ka karakter ndërkombëtarë pritet të vijnë për trajnime edhe holandezët, ndërsa këtu ka pasur një frenim të intensitetit të punëve për shkak të pandemisë COVID-19.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Ligji për “branitellat” nuk kalon pa përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës