LAJMI I FUNDIT:

Brenda Hummer dykatësh të Sheikut, ka dhomë gjumi – kuzhinë e tualet

Brenda Hummer dykatësh të Sheikut, ka dhomë gjumi – kuzhinë e tualet

Një veturë e bërë enkas për Sheikun, mund të quhet lirisht vetura më e madhe në botë.

Bëhet fjalë për Hummer H1 që ka shkallë, tualet dhe hapësirë të mjaftueshme për mysafirë, që ofron pamje 360 shkallë në dy katet, transmeton Telegrafi.

Vetura është 6.6 metra e lartë, 14 e gjatë dhe 6 e gjerë. Për shkak të përmasave Hummer H1 X3, mund të quhet lirisht përbindësh dhe është prodhuar enkas për sheikun Hamad Bin Hamdan Al Nahyan i njohur si Sheiku Ylber – miliardë dhe njëherit anëtarë i familjes mbretërore në Emirate.


Kjo veturë me krenari që do të qëndrojë në muzeun e pasur Sharjah, ku sheiku aktualisht mban rekordin e librit Guiness për koleksionin më të madh të veturave 4×4 – pra në total i ka 718 sosh.

Një “armatë” e punonjësve e asistojnë në manovrim këtë veturë gjigante, e cila është parë nëpër autostradat e Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili lëvizte me shpejtësi të vogël.

I prodhuar duke u bazuar në versionin origjinal të ushtrisë amerikane, kjo veturë ka pësuar modifikime të jashtë zakonshme – atë e vënë në lëvizje katër motorë me naftë, pra secili operon për një rrotë.

Brenda veturës dykatëshe ka dhomë gjumi, kuzhinë dhe tualet. E pavarësisht që do të qëndrojë në muze, do të shërbejë si atraksion për turistë të shumtë. /Telegrafi/