LAJMI I FUNDIT:

Bregu: Zbatimi i marrëveshjes për heqjen e roaming-ut Kosovë-Shqipëri do të fillojë nga 1 korriku

Bregu: Zbatimi i marrëveshjes për heqjen e roaming-ut Kosovë-Shqipëri do të fillojë nga 1 korriku

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu në një intervistë të dhënë për Telegrafin ka folur rreth fillimit të zbatimit të marrëveshjes për heqjen e roaming-ut Kosovë-Shqipëri.

Bregu deklaroi se është detyrim ligjor që të fillojë zbatimi i kësaj marrëveshje.

“Shqipëria dhe Kosova përfitojnë nga 1 korriku, 85 për qind të reduktimeve të tarifës së telefonisë. Ministrat kanë firmosur një marrëveshje me 4 prill, dhe në marrëveshje thuhet se me 1 korrik do të fillojë zbatimi. Sigurisht zbatimi do të bëhet fazë pas fazës, jo çdo gjë do të ndodhë me 1 korrik, por do të vazhdohet kështu deri në sa tarifat të jenë 0 për vitin 2021, ky është lajm pozitiv”, ka thënë Bregu gjatë intervistës për Telegrafin.


Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu gjatë intervistës për Telegrafin (Foto: RCC)

Sekretarja Bregu theksoi së agjenda e këtij viti e Këshillit Rajonal është ambicioze.

“Ulja e tarifave të telefonisë celular për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, është lajm i mirë. Do të nisim procesin edhe për uljen e tarifave me vendet e Bashkimit të Evropian”, pohoi ajo.

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu  (Foto: RCC)

Theksojmë se vendimi për heqjen e roamingu-it  për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor është marrë në samitin e Beogradit, i cili është mbajtur muaj më parë.

Marrëveshja është nënshkruar ne Beograd mes Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë.

Nënshkruhet marrëveshja për heqjen e roamingut në Ballkan (Foto)
Lexo po ashtu Nënshkruhet marrëveshja për heqjen e roamingut në Ballkan (Foto)

Në bazë të vendimit të samitit të dytë digjital të Beogradit, tarifat do të pësojnë ulje që nga 1 korriku i këtij viti dhe në 2021 tarifat e roming-ut do të jenë zero.

Ndryshe dje ka përfunduar edhe konferenca e tretë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal “Si t’i përgjigjemi më mirë aspiratave evropiane të të rinjve në Ballkanin Perëndimor”,  e cila është mbajtur në Bukuresht të Rumanisë, fokusi i kësaj konference është përqendruar tek të rinjtë  si dhe mundësitë që ata duhet të kenë në punësim e zhvillim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori