“Një nga përparësitë e presidencës kroate të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon në janar të vitit 2020 për një periudhë gjashtë mujore, thekson përdorimin e potencialit të plotë të infrastrukturës dhe të burimeve njerëzore, konjunktivitet dhe rrjetëzimit të ekonomive, duke përkuar kështu shumë mirë me objektivin e bashkëpunimit rajonal të shprehur qartë në Planin e Veprimit të Zonës Rajonale Ekonomike (MAP REA). Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor kanë pritshmëri të larta nga Presidenca kroate, ndaj ne e falënderojmë Kroacinë si mbështetëse të fortë të integrimit evropian të të gjithë rajonit”, tha Majlinda Bregu, sekretare e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) gjatë takimit në Zagreb me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç.
“Deri më tash, zbatimi i Planit të Veprimit MAP REA ka sjellë disa rezultate të prekshme për qytetarët tanë, siç dëshmohet, për shembull, nga marrëveshja rajonale për roaming pa tarifa shtesë, e cila u arrit në prill të këtij viti dhe po zbatohet, duke sjellë ulje të ndjeshme çmimesh, prandaj ne duhet të bëjmë të pamundurën që rajoni të ecë në këtë drejtim. Dhe në këtë kontekts, Samiti i BE-së në Zagreb në maj të vitit që vjen, mund të jetë momenti ideal për të lansuar së bashku Udhërrëfyesin për marrëveshjen pa tarifa roaming ndërmjet BE-së dhe rajonit”, Bregu duke e veçuar këtë iniciativë, si një prej nismave që mund të nisen në mënyrë të përbashkët gjatë Presidencës kroate.
Nisma të tjera janë ato që kanë të bëjnë me promovimin e fuqizimit të grave dhe të vajzave, lansimin e një projekti për të rinjtë , etj.
Kryeministri Plenkoviç shprehu mbështetjen e tij të plotë për bashkëpunimin rajonal dhe për përpjekjet që po bën RCC-ja në këtë drejtim, duke theksuar se organizata ka ndihmuar tashmë rajonin dhe mund ta ndihmojë atë më tej në rrugëtimin drejt BE-së. Ai shtoi se nuk ka asnjë magnet tjetër, përveç BE-së, që mund ta orientojë rajonin në rrugën e duhur.
Takimi është pjesë e konsultimeve të rregullta që kryen Sekretarja e Përgjithshme Bregu me udhëheqësit e BE-së dhe të rajonit. Ky takim u mbajt në prag të Kongresit Vjetor të EPP-së, e cila fillon sot punimet në Zagreb. Sekretarja Bregu është ftuar të mbajë një fjalë në panelin e nivelit të lartë, ku do të diskutohen sfidat dhe përgjegjësitë e përbashkëta që ndajnë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimi Evropian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës