Braziliania luajti volejboll në muajin e pestë të shtatzënisë, ngriti gjithë publikun në këmbë

Volejbollistja braziliane, Priscila Oliveira Heldes, tërhoqi vëmendjen e publikut botëror pasi edhe në muajin e pestë të shtatzënisë luajti në një nga ndeshjet e Fluminenses në kampionatin brazilian.
Heldes luajti në serinë çerekfinale të ‘play-off’-it të kampionatit brazilian dhe shkëlqeu në pozicionin e saj si teknike, në të cilën dikur luante për kombëtaren braziliane.
Braziliania 33-vjeçare ngriti në këmbë publikun me lëvizje fantastike, ndonëse barku i saj shtatzënë bie shumë në sy që në pamjen e parë.
Megjithatë, ekipi i saj, Fluminense u eliminua ende nga play-off, pasi Sesi-Bauru fitoi këtë seri çerekfinale me rezultat 2:1 dhe kaloi në gjysmëfinale.
Ndryshe, Heldes është në një lidhje me basketbollistin brazilian, Ëesley Castro, me të cilin poston shpesh foto në rrjetet sociale. /Telegrafi/


















































