Të paktën 46 persona kanë humbur jetën në përmbytjet shkatërruese që goditën shtetin juglindor brazilian të Minas Gerais, ndërsa mijëra të tjerë janë zhvendosur.

Sipas departamentit të zjarrfikësve të shtetit, 21 persona mbeten të zhdukur, ndërsa rreth 3,600 persona janë zhvendosur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në qytetet Juiz de Fora dhe Uba.


Të dy qytetet janë rreth 110 km larg njëri-tjetrit dhe rreth 310 kilometra në veri të Rio de Janeiros.

Banori i Juiz de Fora, Ricardo Dutra, humbi djalin e tij 11-vjeçar, Bernardo Lopes Dutra - funerali i të cilit u mbajt të mërkurën.

Vajza dhe gruaja e Dutras po trajtohen në spital.

“Po përpiqem të mbledh copat”, tha ai, ndërsa rrugët e qytetit të tij ishin të mbuluara me baltë dhe autoritetet kishin frikë nga rrëshqitje të tjera të dheut.

“Është një tragjedi që askush nuk e priste”, shtoi Dutra, ndërsa e përshkroi Bernardon si “një djalë me zemër të madhe i cili, në mënyrën e tij, preku të gjithë përreth tij”.

Qeveria federale e Brazilit ka përshpejtuar ndihmën humanitare në rajon, duke dërguar agjentë shëndetësorë dhe profesionistë. /Telegrafi/