LAJMI I FUNDIT:

Brazil, Senati pro shkarkimit të presidentes Rousseff

Brazil, Senati pro shkarkimit të presidentes Rousseff

Senati brazilian votoi në favor të procedurave për shkarkim kundër presidentes Dilma Rousseff, e pezulluar nga funksionet e saj që prej 12 majit.

Votimi erdhi pas një debati të gjatë që përfundoi me 59 vota pro dhe 21 kundër.

Rousseff konsiderohet tashmë përgjegjëse për akuzat mbi praktika të paligjshme kontabiliteti, dhe do të dalë në një votim të fundit në Parlament, që pritet të zhvillohet më 25 ose 26 gusht.