Prej 45 vitesh është larguar nga Tërllabuqi i Vushtrrisë, atëherë kur ishte shtatëmbëdhjetë vjeç. Por, ai asnjëherë nuk i ndali vizitat në vendlindjen e tij.
Shemsi Hajrizi, ish banor i fshatit Tërllabuq, ka thënë se ardhja në fshat i kthen atij kohën më të mirë.
“Si nxënës që kemi qenë në shkollë të mesme, jemi shpërngulur në Vushtrri dhe kemi blerë shtëpi. Para nesh janë shpërngulur edhe fqinjët tanë, disa në Mitrovicë e disa tjerë në Vushtrri, për shkak të largësisë dhe rrugës që ishte në atë kohë. Dalëngadalë ky fshat është zbrazur dukshëm dhe tash kanë mbetur vetëm një numër i vogël i shtëpive…”, shprehet për RTV Dukagjinin, Shemsi Hajrizi.
Fshati Tërllabuq, i cili ndodhet pesë kilometra larg Vushtrrisë ka një natyrë magjepsëse. Dikur ky fshat kishte tetëdhjetë shtëpi, ndërsa sot kanë mbet vetëm 10 prej tyre.
Aziz Aliu, është njëri ndër banorët e mbetur. Ai ka thënë se ky vend i plotëson të gjitha kushtet për një jetesë të mirë.
“E mbaj në mend që në këtë fshat kanë qenë 80 familje. Mirëpo me kalimin e kohës, për shkak të kushteve jo të mira, pa infrastrukturë, pa shkollë, pa ambulancë, për këto arsye popullata është shpërngulur. Fshati është larg Vushtrrisë vetëm pesë kilometra dhe ka kushte të mira për jetesë. Çka të punon në këtë tokë e bën bereqetin. Familjet kanë jetuar dikur këtu nga kjo tokë me bujqësi”, shprehet Aziz Aliu.
Përveç bletarisë, familja Aliu posedon edhe një mini fermë, në të cilën ka 30 krerë lopë.
Burim Aliu ka thënë se i pëlqen jeta në fshat dhe nuk e ka ndërmend ta braktisë atë.
“Përveç bletarisë ne merremi edhe me bujqësi dhe blegtori. Kemi një mini fermë ku mbajmë 30 krerë lopë. Punojmë tokën dhe të gjitha punët që bëhen në fshat. Jam i kënaqur që jetoj në fshat. I kemi produktet bie madje edhe i hedhim në treg, domatet, fasulet… Tërllabuqi i ka të gjitha të mirat, por nuk e di pse njerëzit nuk jetojnë këtu. Është infrastruktura, rryma, uji. E vërtet që nuk kemi shkollë, por ka kombibusë që transportojnë nxënësit. Shkurt, çdokush mund të jetojë këtu, pasi ja vlen. Toka bujqësore është shumë e mirë, kush donë të merret me bujqësi e blegtori. Unë nuk e kam ndërmend të braktisë fshatin”, shprehet Burim Aliu.
Mes ajrit të pastër e shtëpive të zbrazura, Shemsi Hajrizi, ka thënë se fshati Tërllabuq, ka një natyrë të qetë dhe shumë tërheqëse.
Era që frynte, lëkundte pemët e braktisura dhe ishte e vetmja që krijonte zhurmë./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë