LAJMI I FUNDIT:

Brabus ua ngriti fuqinë dy Mercedes-AMG SUV në nivelin e super-veturave (Foto)

Brabus ua ngriti fuqinë dy Mercedes-AMG SUV në nivelin e super-veturave (Foto)

Të dy edicionet e limituara, ofrohen në vetëm dhjetë njësi

Gjatë javës së kaluar, Brabus e transformoi një Mercedes-AMG G63 S, në një bishë me 800 kuaj fuqi, transmeton Telegrafi.

Kompania gjermane, tani ka marrë vëmendjen me punimet që bëri në dy Mercedes-AMG G63 SUV, në edicionet e limituara të quajtura Brabus Black Ops Ops 800 dhe Brabus Shadow 800.


Makinat të cilave fuqia iu është ngritur në nivelin e super-veturave, ofrohen në vetëm dhjetë njësi, si pjesë e edicioneve të limituara. Në të dy makinat, janë vënë motorë me 4.0 litra V8 që prodhojnë nga 800 kuaj fuqi.

Ky modifikim ka bërë që shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, ta arrijnë për 4.1 sekonda, derisa shpejtësinë maksimale e kanë të limituar elektronikisht në 240 kilometra në orë. Për t’i dalluar nga modelet tjera, janë bërë ndryshime të lehta në dukje, përfshirë rrotat 23 inç.

Black Ops 800 është prezantuar me ngjyrë tërësisht të zezë, të cilën e ka edhe enterieri, ku shumica e pjesëve është e mbuluar me lëkurë. Në anën tjetër, Brabus Shadoë 800 që ka ngjyrë grit ë errët, pritet të prezantohet gjatë një aktiviteti së shpejti. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Pse veturat elektrike nuk kanë gomë rezervë?

Pse veturat elektrike nuk kanë gomë rezervë?

EVs
Erdogan u dhuron liderëve botëror nga një veturë të prodhimit turk

Erdogan u dhuron liderëve botëror nga një veturë të prodhimit turk

EVs
Të gjithë i kishin, konsideroheshin simbol luksi dhe befasisht u zhdukën nga tregu – historia e gomave me vijë të bardhë

Të gjithë i kishin, konsideroheshin simbol luksi dhe befasisht u zhdukën nga tregu – historia e gomave me vijë të bardhë

Auto
Është vënë në shitje një Chevrolet Blazer i vitit 1989 – një nga “veturat e vjetra, ‘më të ruajtura të mundshme’”

Është vënë në shitje një Chevrolet Blazer i vitit 1989 – një nga “veturat e vjetra, ‘më të ruajtura të mundshme’”

Auto
Shitjet e automjeteve elektrike në mbarë botën janë rritur në vitin 2024, por jo edhe në disa vende të fuqishme si Gjermania

Shitjet e automjeteve elektrike në mbarë botën janë rritur në vitin 2024, por jo edhe në disa vende të fuqishme si Gjermania

EVs
Audi sfidon konkurrencën - njofton vetura më të shtrenjta dhe më të bukura

Audi sfidon konkurrencën - njofton vetura më të shtrenjta dhe më të bukura

Auto
Kalo në kategori