LAJMI I FUNDIT:

BQK: Vlera e kredive në banka ka arritur 4.8 miliardë euro, depozitat 5.9 miliardë euro

BQK: Vlera e kredive në banka ka arritur 4.8 miliardë euro, depozitat 5.9 miliardë euro
Foto: Ilustrim

7.16 miliardë euro, vlera e aseteve të bankave komerciale

Mbi 7 miliardë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës dhe investimet e tyre jashtë vendit janë rritur për 43.2 milionë euro, krahasuar me muajin gusht 2023.


Kështu thuhet në statistikat bankare për muajin shtator 2023, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar vlera e kredive bruto ka arritur në 4.79 miliardë euro derisa shuma e depozitave të klientëve është 5.89 miliardë euro.

Sipas raportit, kapitali i bankave komerciale për këtë muaj ishte 821.3 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në depozita ishte 2.43% ndërsa në  muajin gusht ka qenë 2.52%, kurse norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.51% përderisa në muajin gusht ishte 6.70%.

Raporti kredi-depozita për muajin shtator 2023 ishte në nivelin 81.9%, kurse margjina e normës së interesit kredi – depozita ishte 4.08%.

Vlera e kredive të reja ishte 166.6 milionë euro, derisa shuma e depozitave të reja për muajin shator 2023 arriti në 87.02 milionë euro./Telegrafi/