LAJMI I FUNDIT:

BQK-ja një ndër institucionet më kredibile në vend

BQK-ja një ndër institucionet më kredibile në vend

“Banka Qendrore vazhdon të mbetet një ndër institucionet më kredibile në vend”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti në takim Guvernatorin e ri të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti.

Kryeministri Haradinaj në këtë takim, tha se Kosova është me fat që ka një institucion të tillë, që praktikon profesionalizëm dhe efikasitet, duke dhënë gjithë mbështetjen e Qeverisë që ky trend të vazhdojë.

“Zhvillimi ekonomik dhe stabiliteti financiar dhe bankar janë parametrat kryesor dhe për të cilët është garancë Banka Qendrore. Andaj Qeveria e vendit është e përkushtuar që kjo të vazhdojë, duke ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme në këtë drejtim”, tha Haradinaj.


Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, gjatë takimit me Kryeministrin tha se Banka Qendrore do të vazhdojë përkushtimin për të mbajtur një sistem financiar stabil, sistem të sigurt të pagesave, konkurrencën e lirë dhe duke ruajtur politikat e përgjithshme ekonomike të Qeverisë.

Kryeministri Haradinaj theksoi se rritja ekonomike dhe hapja e vendeve të reja të punës, krahas fuqizimit të sundimit të ligjit, janë objektiva kryesore të kësaj Qeverie. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ekonomi
Kalo në kategori