Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka mirëpritur vendimin e Tribunalit të Arbitrazhit në lidhje me rastin e institucionit mikrofinanciar “IuteCredit, të cilin e ka fituar BQK.
Mehmeti ka thënë se “kjo dëshmon atë që e kemi thënë nga fillimi që vendimi i marrë ka qenë i drejtë dhe i ligjshëm”.
Me këtë rast Mehmeti ka falënderuar stafin e BQK-së për punë të jashtëzakonshme në këtë proces dhe të gjitha institucionet e vendit.
“Vendimi për marrjen e licencës së institucionin mikrofinanciar ‘Iute Credit Kosovo’ Sh. A. dhe për institucionin financiar jobankar ‘Monego’, erdhi pas një varg shkeljesh të bëra në kurriz të qytetarëve”, ka shkruar ai në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.
Më tej Mehmeti ka thënë se “këto institucione në vazhdimësi kanë devijuar nga planet e tyre të biznesit në bazë të të cilave kishin marrë licencat për të operuar në Kosovë, duke i sjellë kështu tregut tonë diçka tjetër prej asaj që kishin premtuar që do të sjellin”.
“Devijimi më shqetësues nga planet e tyre të biznesit, në bazë të të cilave kishin marrë licencën, ka të bëjë me normat e interesit që këto institucione kanë aplikuar në kredi dhe të cilat kanë rezultuar të jenë shumëfish më të larta në krahasim me normat që këto institucione kishin paraparë në dokumentacionin e aplikimit për kredi, i cili paraqet një element shumë të rëndësishëm në procesin e marrjes së vendimit për aprovimin e licencave për institucionet financiare”.
Mehmeti ka thënë se “normat e interesit që kanë aplikuar këto institucione janë jashtë çdo standardi, qoftë nëse i krahasojmë me vetë projeksionet e këtyre institucioneve, qoftë në raport me normat e interesit në kredi që aplikohen nga institucionet tjera financiare në vend”.
“BQK mbetet e përkushtuar që të krijojë kushte për konkurrencë të shëndosh, por në të njëjtën kohë angazhohet vazhdimisht që secili institucion i licencuar të funksionoj sipas ligjeve dhe rregullave”, ka shkruar ai.
Në një deklaratë për media Mehmeti ka thënë se Kosova nuk do të ketë asnjë shpenzim, asnjë kosto financiare në këtë rast, përfshirë këtu edhe shpenzimet e avokatit që do të paguhen nga “IuteCredit.
“Kemi një konfirmim që në rastin e ‘IuteCredit’ kemi një fitore të plotë në të gjitha pikat që janë kontestuar. Republika e Kosovës nuk do të ketë asnjë shpenzim, asnjë kosto përfshirë këtu edhe shpenzimet e avokatit do të paguhen nga IuteCredit”, ka thënë ai.
Edhe kryeministri Albin Kurti, ka shkruar për fitoren e BQK-së në arbitrazh, për rastin e “IuteCredit, duke thënë se kjo e vërteton ligjshmërinë e veprimeve institucionale ndaj investitorëve.
“Republika jonë ka krijuar ambient të përshtatshëm për investime të huaja dhe marrëdhënieve me investitorë i qaset me përkushtim e seriozitet të plotë”, ka shkruar kryeministri në llogarinë e tij në Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dogana konfiskon mbi tre mijë mbathje të falsifikuara me markën "Adidas"

Peci nënshkruan Udhëzimin Administrativ për pagesa direkte, më shumë se 30 mijë fermerë do të përfitojnë

Pas arrestimit të kryetarit të Stambollit, lira turke pëson goditje historike

Dyert e reja të kujdesit - Laboratori Elita Plus hap pikën e re në Ulpianë

Shijo pranverën e hershme në Grand Blue FAFA

Köln dhe Bremen, destinacionet e reja me çmime speciale nga PrishtinaTicket!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin