LAJMI I FUNDIT:

BQK ia transferon Qeverisë mbi 10 milionë euro

BQK ia transferon Qeverisë mbi 10 milionë euro

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se Banka Qendrore e Kosovës javën e kaluar ka transferuar në llogari të Qeverisë shumën prej 10.38 milionë euro.

Kështu bëri të ditur Murati në një njoftim në Facebook.

Ai tha se bëhet fjalë për ndarjen e fitimit vjetor siç parashihet me ligjin e BQK-së.


“Edhe një lajm i mirë! Javën që shkoi, BQK ka transferuar në llogari të Qeverisë shumën prej 10.38 milionë euro, në kuadër të ndarjes së fitimit vjetor, ashtu siç parashihet në ligjin për Bankën Qendrore të Republikës. Kjo shënon herën e parë në historikun e ri të shtetit tonë pas pavarësimit, që një transfer i tillë është mundësuar, falë performancës së mirë financiare të investimeve të BQK-së”, ka shkruar Murati.

Ndrsyhe kujtojmë se të enjten, Qeveria ka njoftuar për dyfishimin dhe trefishimin e shtesave për fëmije. Familjet që kanë një ose dy fëmijë, Qeveria e Kosovës do të paguajë nga 20 euro shtesa për secilin në muaj. Ndërkaq, për ata që kanë mbi tre fëmijë, shtesat do të jenë 30 euro për secilin. /Telegrafi/