“Trilogia Albanica” është përmbledhja më e fundit me drama e Stefan Çapalikut, botuar në Paris nga “L’espace d’un Instant”.
Në këtë libër përfshihen tri pjesë teatrore: “I’m from Albania” (monodramë), “Allegretto Albania” (komedi serioze) dhe “Made in Albania” (dramë), të përkthyera në frëngjisht nga Anna Couthures dhe me një parathënie nga Ardian Marashi.
Monodrama “I’m from Albania” është shkruar në vitin 2005 dhe është vënë në skenë nga Laboratori Teatror X05 me regji nga Ema Andrea dhe Stefan Çapaliku, në interpretimin e Ema Andreas. Kjo monodramë u shfaq 21 herë në Tiranë, Elbasan, Durrës, Korçë, Vlorë, Shkodër, si dhe në Tetovë, Manastir, Ohër, Tuz, Braila, Bari, Paris.
Komedia serioze “Allegretto Albania” e pati premierën e vet botërore në vitin 2007 në Teatrin e Kombësive në Shkup me regji të Alfred Trebickës. Po këtë vit, “Allegretto Albania” u shpall pjesa më e mirë e vitit nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë.
Produksioni i dytë i kësaj komedie ndodhi një vit më vonë në Teatrin Kombëtar Shqiptar me regji të Altin Bashës. Në vitin 2009, sipas përkthimit të Marius Dobrescus, u realizua versioni rumun në Teatrin “Odeon” të Bukureshtit me regjinë e Cristian Dumitrus. Në vitin 2010 “Allegretto Albania” përfaqësoi Shqipërinë për herë të parë në bienalen e teatrit “New plays from Europë” në Wisbaden e Mainz të Gjermanisë, ku mori çmimin e parë nga Forumi Ndërkombëtar i Kritikës. Më 2011 kjo pjesë u vu në skenë në Ambassador Theatre në Washington DC ,me regji nga Joe Martin dhe me përkthimin e profesorit Mark Stringham. Më 2014 u realizua produksioni i pestë i saj në Teatrin Kombëtar të Malit të Zi me rregji nga Idriz Gjoka dhe me përkthimin e Agron Camajt.
Drama polifonike “Made in Albania” u shfaq për herë të parë në prill të vitit 2016 në Teatrin Kombëtar Eksperimental në Tiranë nën regjinë e Altin Bashës dhe u shfaq 25 herë në Tiranë, Durrës, Prishtinë, Tetovë, ku edhe mori çmimin si drama më e mirë në Festivalin Ballkanik të Dramës Nacionale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit