Ylli i filmit “Superman Returns”, e cila e ka festuar ditëlindjen e saj të 25-të në janar të këtij viti, është e frikësuar se jeta është duke i kaluar shumë shpejtë.

“I kam mbushur 25 vjet para dy muajsh dhe ishte ditëlindja e parë në të cilën jam ndjerë e çuditshme për gjithçka. Askush nuk flet në të vërtetë për krizën jetësore kur i mbush një çerek shekulli! Mirëpo për mua ishte një moment i mistershëm dhe i pazakontë”, ka thënë Kate.