LAJMI I FUNDIT:

Bosnja nuk mund të ndryshojë qëndrim sa i përket njohjes së Kosovës

Bosnja nuk mund të ndryshojë qëndrim sa i përket njohjes së Kosovës

I sapozgjedhuri në presidencën tri-palësh të Bosnje Hercegovinës, Sefik Xhaferoviq nga Partia për Aksion Demokratik, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, se pa pasur një konsensus të të gjithë anëtarëve të presidencës, Bosnja nuk mund të ndryshojë qëndrim sa i përket njohjes së Kosovës.

“Bosnje dhe Hercegovina e ka qëndrimin zyrtar kur është në pyetje kjo çështje, i cili thotë se për çfarëdo vendimi është i nevojshëm konsensusi i të gjithë anëtarëve të Presidencës, dhe këtë konsensus në këtë moment nuk e kemi dhe kështu do të jetë derisa nuk ndryshojnë gjërat”, ka thënë Xhaferoviq.

Megjithatë, Xhaferoviq, kandidati që mori më së shumti vota në zgjedhjet e fundit në Bosnje, ka thënë se Kosova dhe Bosnja duhet të kenë nivelin e bashkëpunimit, të paktën siç e ka sot Serbia me Kosovën.


“Unë mendoj se Bosnje dhe Hercegovina dhe Kosova duhet të ketë nivelin e bashkëpunimit, të paktën siç e ka sot Republika e Serbisë me Kosovën. Sepse ne me Kosovën jemi në nivel më të ulët bashkëpunimi se që është Serbia. Më shumë ka liri të lëvizjes së mallrave, kapitalit dhe njerëzve mes Kosovës dhe Serbisë sesa mes Kosovës dhe Bosnjës, dhe kjo për shkak se nuk ekziston gatishmëria nga ana e politikanëve të Republikës Serbe që kjo situatë të përmirësohet. Unë mendoj se këto raporte duhet të ndërtohen mes Bosnjës dhe Kosovës në interes të të dyja vendeve, edhe përkundër qëndrimit politik kur është fjala për njohjen e Kosovës”, ka thënë Xhaferoviq për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Në zgjedhjet e 7 tetorit në Bosnje, përveç kandidatit boshnjak Sefik Xhaferoviq, një vend në presidencën tripalëshe e ka fituar edhe nacionalisti nga Republika Serbe Millorad Dodik, i cili njihet për raporte të afërta me Rusinë.

Anëtari i tretë është zgjedhur social-demokrati Zheljko Komshiq, që ka shërbyer dy mandate në presidencë.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Lajme
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Lajme
Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Kronika e Zezë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori