Tefik Rakaj e Skënder Sadiku kishin mbetur të plagosur në tentativën e tyre që duke e sulmuar borxhliun të arkëtonin borxhin prej 12 mijë eurosh nga Fadil Ramadani.
Incidenti është përshkruar në aktakuzën e Prokurorisë së Gjilanit e cila përshkruan ngjarjen e datës 27 mars 2016.
Dy të plagosurit, sipas aktakuzës, pas një mosmarrëveshjeje e kishin sulmuar Fadil Ramadanin, ndërsa ky i fundit gjatë përleshjes kishte nxjerrë revolen dhe me të njëjtën kishte plagosur Rakajn dhe Sadikun.
Në gjykimin i cili është mbajtur të martën në Gjilan, të gjithë të akuzuarit kanë mohuar fajësinë duke i mohuar akuzat që ju vihen në barrë.
Për të argumentuar se incidenti nuk kishte motiv borxhin, mbrojtja kishte ftuar në gjykatë dëshmitarin Njazi Shaqiri.
“Me Fadilin, Tefikun jemi takuar në fund të qytetit jashtë në Hotelin ‘Kristal’,… në këtë hotel nuk kemi biseduar rreth ndonjë borxhi,” deklaroi dëshmitari.
Të thirrur për të mbrojtur interesat e klientëve të tyre, avokatët mbrojtës kanë mohuar çdo mundësi që klientët e tyre të jenë të përfshirë në rast.
Avokati Ymer Huruglica, mbrojtës i Fadil Ramadanit, ka ngritur pretendimet se klienti i tij nuk është përgjegjës për gjuajtjen me armë.
“Mbrojtja konsideron se në raport me të akuzuarin Fadil Ramadanin përkitazi me veprën në pikën 1 të aktakuzës, nuk ekziston një dyshim i bazuar mirë se ky i akuzuar ka kryer veprën penale. Provat që pretendohen se është mbështetur kjo aktakuzë nuk e vërtetojnë këtë,” tha Ymer Huruglica.
Pretendime se klientët e tyre nuk janë përfshirë në incident ngritën edhe mbrojtësit e Tefik Rakës e Skënder Sadikut
“Provat që janë në shkresat e lëndës të dhënë nga ana e prokurorit mendojmë se assesi nuk vërtetojnë pretendimin e aktakuzës së përmendur”, tha avokati Fahredin Ymeri, mbrojtës i Tefik Rakës.
“Gjatë këtij shqyrtimi do të provojmë pafajësinë e të mbrojturit tim, sepse i njëjti nuk e ka kryer veprën penale e cila po i vihet në barrë,” tha avokati Begzad Hajrullahu mbrojtës i Skender Sadikut.
Gjykimi për çështjen pritet të vazhdojë në datën 14 nëntor, ditë kur gjykata ka paraparë të thërrasë disa dëshmitarë. /KALLXO.com/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ruajtja e shumicës shqiptare në Komunën e Bujanocit, tri parti lidhin koalicion paszgjedhor
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur