Bashkimi Evropian ka njoftuar se së shpejti pritet që kryediplomati evropian, Josep Borrell do të mbajë konferencë për të treguar rezultatin e takimit në Ohër.

Takimi i sotëm për zbatimin e një propozimi të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ka nisur sot paradite me takime të ndara të Kurtit e Vuçiqit me ndërmjetësit e BE-së, Josep Borrel dhe Miroslav Lajçak.

Ndërsa takimi trilateral, Kurti-Vuçiq-BE ka nisur pas orës 14:00 dhe ai po vazhdon ende.

Pas një pauze mbi një orëshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë rinisur bisedimet, nën ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë.

LIVE: A do të ketë dakordim për planin zbatues të BE-së në Ohër? – Gjithçka në kohë reale LIVE: A do të ketë dakordim për planin zbatues të BE-së në Ohër? – Gjithçka në kohë reale
Reklama

Bartësit e dialogut po diskutojnë në Ohër të Maqedonisë së Veriut për planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve.

Reklama

BE-ja më herët tha se Kurtit dhe Vuçiqit do t’iu prezantojnë një “plan të konsoliduar” të zbatimit të këtij propozimi, që synon t’i çojë palët drejt një marrëveshjeje përfundimtare.