LAJMI I FUNDIT:

Borrell viziton Korenë e Jugut mes alarmit për dislokimin e trupave të Koresë së Veriut në Rusi

Borrell viziton Korenë e Jugut mes alarmit për dislokimin e trupave të Koresë së Veriut në Rusi

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka zhvilluar bisedime me homologun e tij koreano-jugor Cho Tae-yul, mes shqetësimeve në rritje mbi dërgimin e trupave të Koresë së Veriut në Rusi për luftë me Ukrainën.

Bëhet e ditur se Borrell mbërriti në Korenë e Jugut pas një udhëtimi në Japoni dhe një vizite në Zonën e Demilitarizuar shumë të fortifikuar që ndan dy Koretë.

“Vizita ime sot në Zonën e Demilitarizuar midis Republikës së Koresë dhe DPRK-së është një tjetër kujtesë e nevojës për të investuar më shumë në paqe”, tha Borell.


Siç raportohet, Borrell po viziton Korenë e Jugut për të çuar bashkëpunimin e sigurisë dhe mbrojtjes midis BE-së dhe Seulit në “nivelin tjetër”, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Takimi i parë i tillë i Dialogut Strategjik midis BE-së dhe Koresë së Jugut vjen pasi Uashingtoni dhe Seuli kanë dhënë alarmin për dërgimin e trupave të Koresë së Veriut në Rusi për luftën e saj me Ukrainën.

Borrell u takua edhe me Ministrin e Mbrojtjes të Koresë së Jugut, Kim Yong-hyun dhe shprehu shqetësim për zhvillimin.

Cho tha se të gjithë skenarët e mundshëm ishin në shqyrtim, kur u pyet nëse Seuli mund të dërgonte armë në Ukrainë në përgjigje të ndihmës së Koresë së Veriut për Rusinë.

Koreja e Jugut ka ofruar ndihmë për Ukrainën, duke përfshirë pajisje për pastrimin e minave, por deri më tani i ka rezistuar kërkesave të Kievit për armë.

Ndryshe, sipas Uashingtonit, trupat e Koresë së Veriut në rajonin Kursk të Rusisë pritet të hyjnë në luftën kundër Ukrainës në ditët në vijim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Kalo në kategori