LAJMI I FUNDIT:

Borrell: Kurti nuk e pranoi propozimin tonë për kompromis, insistoi që të formalizohet njohja de-facto

Borrell: Kurti nuk e pranoi propozimin tonë për kompromis, insistoi që të formalizohet njohja de-facto

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, ka njoftuar se në takimin e nivelit të lartë të së enjtes në Bruksel, nuk është arritur dakordim mes palëve.

Në një konferencë për media, Borrell ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar që të fillojë procesin e themelimit të Asociacionit duke insistuar në formalizmin e njohjes de-facto si hap i parë.

Udhërrëfyesi i propozuar nga Kurti në Bruksel për zbatimin e Marrëveshjes
Lexo po ashtu Udhërrëfyesi i propozuar nga Kurti në Bruksel për zbatimin e Marrëveshjes

Ndërsa sipas tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka pranuar kompromisin e paraqitur nga BE-ja, ndonëse në fillim kishte shkuar në Bruksel me një propozim të vetin.


“Sot, me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq, kemi tentuar që të gjejmë zgjidhje për rrugën përpara, bazuar në propozimin tonë. Fatkeqësisht, pas një takimi të gjatë, kryeministri Kurti nuk ka qenë i gatshëm që të ecë përpara në fillimin e një procesi të besueshëm për themelimin e Asociacionit [të komunave me shumicë serbe në Kosovë]. Ai insistoi të formalizohet njohja de facto si hap i parë”, është shprehur ai.

Borrell tutje ka thënë se ka propozuar që palët të nisin paralelisht zbatimin e kërkesave.

“Ne kemi propozuar të zbatohen këto paralelisht, të sigurohet që të marrë diçka e të japë diçka. BE-ja dhe komuniteti i gjerë ndërkombëtar, përfshirë partnerët amerikanë, e shohin këtë si rrugë të vetme për të funksionuar zbatimi. Dyja duhet të kenë garanci se veprimet shpërblehen, me masa nga pala tjetër”.

Edhe presidenti Vuçiq gjatë ditës tha se takimi trepalësh me kryeministrin Albin Kurti dhe diplomatët e BE-së, përfundoi pa sukses.

“Bisedimet përfunduan pa sukses në kuptimin e gjetjes së një rruge të qartë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, u shpreh Vuçiq para gazetarëve në Bruksel. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori