LAJMI I FUNDIT:

Boroci: Të krijohet drejtoria që trajton problemet e ambientit

Boroci: Të krijohet drejtoria që trajton problemet e ambientit

Disa propozime për parandalimin e ndotjes së ajrit në Komunën e Prishtinës i ka dhënë asamblisti nga radhët e Aleancës Kosova e Re (AKR), Sami Boroci. 

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës të mbajtur sot Boroci ka theksuar se për të parandaluar ndotjen në kryeqytet atëherë duhet që të rritet zgjerimi i rrjetit të Termokos-it, të ketë shtigje për biçikleta si dhe të ketë bashkëpunim mes institucionet e nivelit qendror.

“Disa prej propozimeve se si duhet t’i qasemi problemit përfshijnë; zgjerimin e rrjetit të Termokos, trafikun urban, shtigjet për biçikleta dhe bashkëpunimin me institucionet e nivelit qendror për sektorë që përfshijnë kompetenca të ndërvarura”, ka shkruar ai.


Sipas tij, Komuna e Prishtinës duhet të ketë komponentën mjedisore përmes krijimit të dikasterit të veçantë që trajton problemet e fushës.

“Idea e drejtorisë së Parqeve, e përmendur edhe më parë duhet shtyrë përpara drejt konsolidimit pa humbur kohë por e modifikuar me karakter më gjithëpërfshirës në drejtori të Ambientit”, ka shtuar Boroci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori