LAJMI I FUNDIT:

Boris Johnson “tashmë ka një Plan B – dhe do të bëjë miliona”

Boris Johnson “tashmë ka një Plan B – dhe do të bëjë miliona”

Kur Boris Johnson njoftoi sot dorëheqjen si kryetari i partisë Konservatore, gjegjësisht tashmë luan rolin e kryeministrit në detyrë, ai raportohet se ka një Plan B që mund ta shohë atë të pasurohet shumë, shumë shpejt.

Johnson ka pasur një pagë vjetore prej 185 mijë eurove si i pari i qeverisë britanike, transmeton Telegrafi.


Para se të vinte në detyrë, ai vlerësohet të ketë fituar rreth 981 mijë euro duke shkruar për gazetat, libra ndërsa ka mbajtur fjalime dhe paraqitje televizive, raporton themirror.

Ai madje një herë kishte pohuar se ka fituar 295 mijë euro si kolumnist i “Daily Telegraph”.

Paraardhësja e tij, Theresa May thuhet se ka fituar më shumë se 2.48 milionë euro prej së është larguar nga posti i kryeministres.

Dhe duke pasur parasysh mandatin më të gjatë të Borisit në detyrë, ai potencialisht mund të komandojë norma shumë më të larta – veçanërisht në SHBA, ku është krahasuar me Donald Trumpin.

Tarifat e zakonshme për një folës të famshëm janë rreth 120 mijë euro për një fjalim.

Në të vërtetë, duke folur për theguardian, një nga biografët e 58-vjeçarit, Tom Bower pretendon se politikanit i është thënë nga ‘financuesit e partisë konservatore’ se ai “nuk kishte nevojë të shqetësohej për paratë”.

“Johnson mund të kishte bërë shumë miliona duke u bërë një yll televiziv si Jeremy Clarkson apo Piers Morgan”, tha Gimson për Guardian dhe shtoi se “Por ai zgjodhi pushtetin mbi paratë. Unë mendoj se ai do ta bëjë këtë përsëri. Johnson e do pushtetin. Unë me siguri mund ta shoh atë duke i dhënë një vorbull tjetër”.

Ndryshe, Johnson do të mbetet kryeministër në detyrë edhe për disa muaj derisa të zgjidhet i pari i qeverisë së re. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Kalo në kategori