Borea ka sjell edhe një lojtar tjetër të huaj pasi ditë më parë zyrtarizoi Brandon Bilbijan.

Skuadra pejane ka paraqitur për regjistrim në Federatën e Basketbollit të Kosovës basketbollistin amerikan, Charles Carter.


Ky i fundit ka luajtur deri më tani për skuadrën maqedonase të Shkupit, MTZ Skopje.

Pejanët kanë paraqitur për regjistrim në FBK basketbollistin amerikan që së fundi ka qenë pjesë e ekipit maqedonas MZT Skopje, Charls Carter

Ky do të jetë i huaji i dytë në ekipin e Boreas, derisa drejtuesit e skuadrës dëshirojnë që të mbijetojnë në Superligë, në vitin e debutimit të tyre aty.

Pejanët theksojmë se aktualisht po drejtohen nga trajneri Dak Turku.

Ndryshe, Borea ka bilanc prej dy fitoreve dhe 14 humbjeve në IP Superligë ndërsa në xhiron e radhës do të takohet me rivalin lokal, Pejën. /Telegrafi/

telegrafi sport app