LAJMI I FUNDIT:

Bordi i Twitterit këshillon aksionarët të votojnë pro shitjes së rrjetit social te Musk

Bordi i Twitterit këshillon aksionarët të votojnë pro shitjes së rrjetit social te Musk

Bordi i drejtorëve të Twitterit u ka rekomanduar njëzëri aksionarëve të kompanisë së medias sociale të votojnë për të miratuar shitjen e saj te Elon Musk.

Twitter (TWTR) planifikon të mbajë një mbledhje speciale të aksionarëve rreth një votimi mbi blerjen, një nga hapat përfundimtarë të nevojshëm për mbylljen e marrëveshjes, në një datë të pazbuluar në muajt e ardhshëm, raporton cnn.

Bordi njoftoi se erdhi në përfundim se “asnjë nga alternativat e tjera të mundshme”, duke përfshirë qëndrimin e pavarur ose kërkimin e një blerësi tjetër, nuk kishte të ngjarë të ishte më e mirë për aksionerët sesa marrëveshja me Muskin.


Bordi njëzëri ra dakord t’i shiste kompaninë Muskut për 44 miliardë dollarë në muajin prill, pasi CEO i Tesla (TSLA) u bë aksioneri më i madh i Twitterit.

Informacioni i së martës është treguesi më i fundit se kompania po ecën përpara me marrëveshjen siç ishte planifikuar, pavarësisht dyshimeve të krijuara nga Musk në javët e fundit.

Musk ka sugjeruar se ai mund të përpiqet të largohet nga marrëveshja pas shqetësimeve në lidhje me numrin e llogarive të rreme në platformë.

Musk iu bashkua një takimi të vështirë me punonjësit e Twitterit javën e kaluar, gjatë të cilit zbuloi planeve e tij për kompaninë, megjithëse ai nuk e ripohoi në mënyrë eksplicite angazhimin për të përmbushur marrëveshjen.

Ndërsa Musk është personi më i pasur në botë, pjesa më e madhe e pasurisë së tij është e lidhur në aksionet e Teslas, të cilat kanë rënë ndjeshëm javët e fundit.

Pjesa më e madhe e sektorit të teknologjisë, duke përfshirë kompanitë e mediave sociale, ka parë gjithashtu aksione të goditura rëndë në mes të një rënieje më të gjerë të tregut.

Aksionet e Twitterit vazhdojnë të tregtohen shumë më poshtë se 54.20 dollarë për aksion që Musk i ofroi në muajin prill, duke sugjeruar se investitorët mbeten skeptikë për arritjen e marrëveshjes me atë çmim. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Teknologji
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
As iPhone, as Samsung - Ky është telefoni më i hollë në botë

As iPhone, as Samsung - Ky është telefoni më i hollë në botë

Teknologji
VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

Teknologji
Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Kalo në kategori