Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës kanë reaguar ndaj siç i kanë quajtur ata “Deklaratat politike të ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka. Sipas tyre, deklaratat e ministrit në këtë kohë që është Telekomi , janë tendencioze.
Sipas Bordit të Telekomit, ministri Lluka, nuk është treguar bashkëpunues me ta.
“Ne në vazhdimësi kemi kërkuar bashkëpunim prej ministrit Lluka, por përveç që nuk është përgjigjur pozitivisht, për më tepër nuk na ka njoftuar zyrtarisht për shumë çështje, të cilat janë të rëndësishme për Bordin dhe kompaninë në tërësi dhe kanë ndikim në vendimmarrjen e drejtë dhe në interes të Telekomit të Kosovës. Deklaratat e ministrit Valdrin Lluka, përveç tjerash po e dëmtojnë afarizmin e kompanisë duke ndikuar në uljen e satisfaksionit të konsumatorëve dhe dyshojmë që këto deklarata mund të jenë të lidhura edhe me procesin e privatizimit, të cilin ministri Valdrin Lluka e ka paralajmëruar”, thekson deklarata e Bordit të Telekomi, duke e akuzuar Valdrin Llukën edhe për mos bashkëpunim.
Por Bordi i kësaj ndërmarrje nuk ka folur për punësimet që janë duke ndodhur në të, shkruan Telegrafi.
Deklaratë e plotë e Bordit të drejtorëve të Telekomit të Kosovës
Pas shqyrtimit të mometumit, në të cilin është targetuar Telekomi i Kosovës dhe me qëllim të realizimit të interesave të ndryshme që mund të jenë evidente, Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës vendos që të bëjë këtë deklaratë për opinionin publik:
Deklaratat politike të ministrit të MZHE, z. Valdrin Lluka, besojmë se janë shumë tendencioze duke pasur parasysh që Telekomi i Kosovës është në periudhën e marrjeve të vendimeve shumë të rëndësishme që mundësojnë afarizm normal të kompanisë në të ardhmen.
Telekomi i Kosovës është në fazën e shqyrtimit të kontratës me Z Mobile, e cila për vite me radhë e ka rënduar funksionimin normal të Telekomit të Kosovës dhe që e ndikon afarizmin financiar negativisht me miliona euro. Momentalisht Telekomi ka emëruar ekipin që është duke negociuar me Z Mobile dhe vazhdimisht jemi duke u përpjekur që të jemi të informuar që në fund të arrihet një marrëveshje që do të jetë e leverdishme për kompaninë.
Jemi në dijeni që edhe çështjet tjera që po diskutohen janë të rëndësishme, por impakti financiar është minor, karshi me problemet reale që i ka Telekomi i Kosovës. Ne në vazhdimësi kemi kërkuar bashkëpunim prej ministrit Lluka, por përveç që nuk është përgjigjur pozitivisht, për më tepër nuk na ka njoftuar zyrtarisht për shumë çështje, të cilat janë të rëndësishme për Bordin dhe kompaninë në tërësi dhe kanë ndikim në vendimmarrjen e drejtë dhe në interes të Telekomit të Kosovës.
Deklaratat e ministrit Valdrin Lluka, përveç tjerash po e dëmtojnë afarizmin e kompanisë duke ndikuar në uljen e satisfaksionit të konsumatorëve dhe dyshojmë që këto deklarata mund të jenë të lidhura edhe me procesin e privatizimit, të cilin ministri Valdrin Lluka e ka paralajmëruar.
Gjithashtu është me rëndësi të ceket që edhe shumë media, të cilat po e targetojnë Telekomin e Kosovës duke e sulmuar publikisht, le të jenë në dijeni që po e ndikojnë negativisht në satisfaksionin e konsumatorit dhe direkt po e dëmtojnë shumë afarizmin e kompanisë. Shpresojmë që edhe sulmi i mediave (jo të gjithave) mos të jetë me qëllime të tjera duke pasur parasysh që shumë nga këto media, në të kaluarën kanë përfituar kontrata shuma milionëshe ndër vite me Telekomin.
Dëmtimi i afarizmit të Telekomit mund t’i shërbejë interesave të subjekteve të ndryshme që mund të kenë pretendime ndaj dhe nga Telekomi, andaj ju lusim që të përmbaheni nga deklarimet e tilla që seriozisht po e dëmtojnë të ardhmen e Telekomit të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë