LAJMI I FUNDIT:

Bordi i Përkohshëm i Telekomit: Mbledhjen e anuluam për arsye teknike dhe për shkak të prezencës së policisë

Bordi i Përkohshëm i Telekomit: Mbledhjen e anuluam për arsye teknike dhe për shkak të prezencës së policisë

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës, ka bërë të ditur se kishte planifikuar të mbante një mbledhje gjatë ditës por e kishte anuluar për arsye teknike si dhe për shkak të forcave policore të pranishme rreth objektit të Postës së Kosovës, hapësirat e të cilit i shfrytëzon edhe Telekomi.

Në njoftim thuhet se fillimisht ka pasur probleme teknike, që ka pamundësuar fillimin e mbledhjes me video konferencë për anëtarët të cilët kanë kufizime të lëvizjes për shkak të COVID-19, transmeton Telegrafi.

Ndërsa, duke tentuar t’i rregullojnë këto probleme teknike, anëtarët e bordit janë informuar për forcat policore që gjendeshin jashtë objektit dhe në atë moment pa hezitim kanë vendosur për anulimin e mbledhjes së rregullt të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve.


Megjithatë, Telekomi sqaron se forcat policore nuk kanë pasur asnjë lidhje me mbledhjen e sotme të bordit ose të ndonjë aktiviteti brenda Telekomit të Kosovës.

“Menjëherë kemi kërkuar sqarim nga ministria e linjës dhe jemi informuar se forcat policore kanë qenë për Postën e Kosovës, fatkeqësisht kjo është keqkuptuar nga opinioni publik, marr parasysh që Telekomi i Kosovës i shfrytëzon me qira hapësirat e Postës së Kosovës”, thuhet ne komunikatë.

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve siguron opinionin dhe çdo punonjës se puna e tyre do të vazhdojë./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori