LAJMI I FUNDIT:

Bordi i Bayernit e kërkon Allegrin

Bordi i Bayernit e kërkon Allegrin
Getty Images

Bayern Munichu është duke planifikuar t’i bëjë ofertë Massimiliano Allegrit për sezonin e ardhshëm.

Kampioni gjerman e shkarkoi Carlo Ancelottin në muajin e kaluar dhe Jupp Heynckes e zëvendësoi strategun italian.

Jupp Heynckes është kthyer përkohësisht në postin e trajnerit të Bayernit (Getty Images)

Mirëpo, trajneri veteran do t’i drejtojë bavarezët deri në fund të sezonit, kur klubi duhet të angazhojë një trajner të ri.


Julian Nagelsmann i Hoffenheimit është njëri prej kandidatëve potencialë, së bashku me ish-trajnerin e Borussia Dortmundit, Thomas Tuchel.

Ndërsa krahas tyre, Bild bën të ditur se bordi i Bayernit është duke e shqyrtuar mundësinë e angazhimit të Allegrit.

Shumë klube kërkojnë shërbimet e Allegrit (Getty Images)

Trajneri italian e mori drejtimin e Juventusit në vitin 2014 dhe e ka fituar tri herë rresht titullin e Serie A, dy herë Kupën e Italisë dhe ka marrë pjesë në dy finale të Ligës së Kampionëve.

Në korrik të këtij viti, Allegri e rinovoi kontratën me Zonjën e Vjetër deri në vitin 2020, ashtu që vështirë se mund ta bindë ndonjë klub të largohet nga Bianconerët.

Milani planifikon kthimin e Allegrit
Lexo po ashtu Milani planifikon kthimin e Allegrit

Shumë klube të tjera interesohen për shërbimet e tij, në mesin e tyre edhe Milani, ku ka qëndruar gjatë viteve 2010-2014. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Ligat tjera
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Premier League
Deklarata e Ligës Premier pas përleshjes në derbin e Merseyside - nisin hetimet nga policia

Deklarata e Ligës Premier pas përleshjes në derbin e Merseyside - nisin hetimet nga policia

Premier League
Kalo në kategori