Pak kohë pas largimit nga DigitAlb, prezantuesja Bora Zemani ka kaluar në një tjetër televizion.

Bukuroshja do të mund të shikohet në TV Klan në emisionin "E diela shqiptare".


bora zemani

Këtë e ka konfirmuar vet Bora Zemani me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, ku Bora ka publikuar një foto ku zbulon se ndodhet në studion e spektaklit.

Në krah të saj gjendet Ardit Gjebrea, i cili duket se i ka besuar bukuroshes.

"Çfarë mikpritje. E lumtur pafund dhe mezi po pres që të fillojmë në datë. Edhe pak fare", u shpreh Bora në postim.

Bora ka kohë që është ndarë nga DJ i njohur, Vin Veli.

Ata kanë një fëmijë nga relacioni i tyre. /Telegrafi/