LAJMI I FUNDIT:

Bora zbardhi Strazhën

Bora zbardhi Strazhën

Edhe pse ka nisur stina e pranverës, moti me shi dhe borë sot e ka kapluar Maqedoninë e Veriut.

Në të gjithë territorin e vendit moti është me shi, ndërsa borë bie në Nizhnepole, Mavrovë, Kodrën e Diellit, Krushevë dhe në Strazhë.


LAMM njofton se qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme në rrugë të lagështa.

Në viset perëndimore të vendit ka reshje bore në vendet më të larta, por për momentin nuk paraqesin problem për qarkullimin.