Të paktën tre persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku në Turqi të shkaktuar nga kaosi i trafikut të dielën për shkak të reshjeve të mëdha të borës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, të paktën 18 persona të tjerë u lënduan kur një shofer autobusi në provincën veriore të Tokatit humbi kontrollin e mjetit, i cili më pas përfundoi në një kanal dhe u përmbys.


13605106 728xauto 1642936475 546

Gjithashtu, kalimi përmes ngushticës së Bosforit në Stamboll është mbyllur përkohësisht për shkak të dukshmërisë së dobët. Moti i keq ka prekur edhe jetën publike në Turqinë juglindore.

aa1

Në provincat Bingöl, Sirnak dhe Elazig, në shumë fshatra është ndërprerë qarkullimi.

aw525252 06 1642936595 557

Shërbimi Meteorologjik Turk pret që bora të vazhdojë të bjerë shumë gjatë të dielës në Stamboll dhe pjesë të rajonit të Detit të Zi.

aw525252 07 1642936573 393

Ndërkohë në pjesë të Anadollit dhe Turqisë juglindore moti i tillë pritet të vazhdojë deri në mbrëmjen e së hënës. /Telegrafi/